Politike

A do ta heqë mazhoranca 'shpërdorimin e detyrës' si vepër penale? Manja: Është dhe në draftin e ri të Kodit Penal

Pas takimit me investitorët e huaj në Tiranë, Manja u shpreh se drafti është punuar nga një grup ekspertësh dhe do të bëhet publikë së shpejti.

17 Nëntor 2023, 16:01 Nga I.A
A do ta heqë mazhoranca 'shpërdorimin e detyrës' si
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se shpërdorimi i detyrës është parashikuar si vepër penale dhe në draftin e ri të Kodit Penal. Pas takimit me investitorët e huaj në Tiranë, Manja u shpreh se drafti është punuar nga një grup ekspertësh dhe do të bëhet publikë së shpejti.

“Shpërdorimi i detyrës është vepër penale edhe në draftin e Kodit të ri Penal që do të hidhet për konsultim publik, brenda këtij viti. Drafti është punuar nga një grup ekspertësh profesionistë të vendit. Do të marrë kohën e nevojshme për konsultim publik. Do të thithim mendimet e sugjerimet e profesionistëve të fushës dhe grupeve të interesit, gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, biznesit dhe kujtdo profesionisti të ligjit që do të japë kontribut në përmirësimin e kodit të ri penal”, u shpreh Manja.

ulsi manja

Sondazh

Poll