17 Nëntor 2023, 10:35
Nga r.ll
foto nga panairi
SERBI-Në panarin e dytë të verës në kuadër të "Open Balkan", është vënë re mungesa e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Duket se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka gjetur një partner të ri për Ballkanin e Hapur, pasi Rama njoftoi largimin nga nisma. Por edhe pse nuk ishte i pranishëm fizikisht, kryeministri Rama kishte dërguar një video-mesazh në nisje të panairit. Rama tha se prania e presidentit të ri malazez Milatoviç në këtë event dëshmon natyrën konstruktive e gjithëpërfshirëse të kësaj iniciative,
“Miqtë e mi të dashur do të kisha dëshiruar që të isha me ju në këtë event ku veçanërisht dua që të falenderoj për praninë e tij presidentin e ri malazez. Prezenca e tij dëshmon natyrën konstruktive e gjithpërfshirëse të iniciativës sonë. Shtetet e rajonit duhet të ndërlidhen dhe në të ardhmen të ndërtojë marrëdhënie të mira fqinjësore në një vend ku të gjithë të jetojnë së bashku. Ne kemi mësuar se ndarjet e së kaluarës mund të pengojnë të tashmen dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
Jam i bindur se e ardhmja jonë duhet të jetë e ndryshme nga e kaluara dhe e tashmja. Pyetja nuk është nëse, por kur. Unë jam i përkushtuar që të jap kontributin tim për këtë qëllim. Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë krijuar për të ekzistuar krah për krah ndaj ky rajon duhet transformuar për gjeneratat e reja. Të nderlidhim vendet tona me botën, por të mos lidhemi me njëri-tjetrin është dritëshkurtër. Le të mësojmë nga gabimet e të tjerëve dhe të mos i përsërisim ato. Le të punojmë së bashku dhe ta kthejmë rajonin në një vend ku fëmijët tanë do të jetojnë së bashku.” tha Rama

Në panair mori pjesë presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Presidenti Vuçiç, në një bisedë me Milatoviç, para ceremonisë së hapjes së panairit, tha se në panair janë të pranishëm rreth 40 ekspozues nga Mali i Zi, që është një numër i madh për një vend të përmasave të tilla. Vuçiç theksoi se në Berlin nuk u pëlqen ajo që nuk mund ta menaxhojnë dhe se përkundër kësaj, atij i pëlqen shumë menaxhimi përmes “Open Ballkan”.
Çfarë ndodhi me nismën "Ballkani i Hapur"?
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi mbylljen e Ballkanit të Hapur, një nismë që hapi debate të forta në Shqipëri, por edhe përplasje në marrëdhëniet me Kosovën. Ai tha me 1 korrik se kjo nismë lindi për të çuar përpara Procesin e Berlinit, dhe sipas tij ky mision ishte kryer.
Nisma për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i hapur”, e cila përfshinte Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, u mor nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut asokohe, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në tetor të vitit 2019. Nisma fillimisht është quajtur “Mini Schengen” dhe parashikonte lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve. Në korrik të vitit 2021, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri, “Ballkani i hapur”. Kosova ka qenë kundër kësaj nisme që nga fillimi, ku kryeministri Albin Kurti ka thënë më herët se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.
edi rama aleksander vucic
7jpg
6jpg
5jpg
4jpg
3jpg
1jpg
ramajpg
Politike
16 Nëntor 2023, 20:04
I.A
HIMARË- Organizata OMONIA ka bërë një denoncim ditën e sotme në lidhje me deputetin socialist Vullnet Sinaj. Me anë t&...
Politike
16 Nëntor 2023, 13:57
A.B
Lulzim Basha dhe Donald Trump
MotherJones
Nga DAN FRIEDMAN dhe DAVID CORN
Pesë vjet më parë, Mother Jones zbuloi një skemë t&eum...
Politike
16 Nëntor 2023, 13:49
A.B
Ben Blushi dhe Lulzim Basha
TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme Panairin e Librit në Pal...
Politike
16 Nëntor 2023, 13:24
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha paraditen e sotme gjatë konferencës me gazetarët ka thënë se gruan e Arben Ah...
Politike
16 Nëntor 2023, 13:11
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë nga zv.kryeminstri italian, ...
Politike
16 Nëntor 2023, 13:11
h.k
Sali Berisha
TIRANA-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike gjatë konferencës për mediat ditën e sotme është ndalur n&...
Politike
16 Nëntor 2023, 12:52
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për mediat ditën e sotme ka vijuar të...
Politike
16 Nëntor 2023, 11:35
A.B
Kreshnik Hajdari
TIRANË- Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka apeluar vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që nu...
Politike
16 Nëntor 2023, 10:52
A.B
Komisioni
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2024, me 10 vota pro, dhe një vot&eu...
Politike
15 Nëntor 2023, 21:48
I.A
Igli Hasani
TIRANË- Shqipëria është zgjedhur anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-së për 4 vite. Me anë t...