Politike

Marrëveshja Itali-Shqipëri për refugjatët, Berisha: Jam kundër protestave! Më ka telefonuar zv.kryeministri italian

Berisha tha se nuk mund të protestohet kundër marrëveshjes për refugjatët, pasi ka lidhje me Italinë, shtetin fqinj që ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme për Shqipërinë. 

16 Nëntor 2023, 13:11 Nga A.B
Marrëveshja Itali-Shqipëri për refugjatët, Berisha: Jam
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë nga zv.kryeminstri italian, në lidhje me një deklaratë të tijën për emigrantët. Berisha tha sot gjatë konferencës për mediat, se nuk mund të protestohet kundër marrëveshjes për refugjatët, pasi ka lidhje me Italinë, shtetin fqinj që ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme për Shqipërinë. 

PYETJE-PËRGJIGJE:

Pyetja- Nuk jeni në favor të protestave për emigrantët, a është një thirrje rezultat dhe pasojë e konsultimeve që keni pasur me partnerë të rëndësishëm...

Berisha: Fatmirësisht, këtë deklaratë e kam bërë para jush. Ajo është një deklaratë që buron nga thellësitë më të thella, ne kemi qenë mikëpritës. Nuk jam dakord sepse në ndërgjegjen time është në kundërshtim me Kushtetutën, me konventën e të drejtave të njeriut.. 

Pasi jam shprehur para jush, më ka marrë në telefon zv.kryeministri i Italisë, Faiani. Më thotë Sali e pamë deklaratën. Ia shpjegova, por i thashë se nuk mund të organizojmë protesta që të nxisë ksenofobinë, as kundër Italisë, por gjykoj se Italia i ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme Shqipërisë.

sali berisha

Sondazh

Poll