Politike

"Denoncimi im shpëtoi arrestimin e bashkëshortes së Ahmetajt"/ Berisha: Nuk e dini ju, por i çoi policët Rama për të bërë skenën e mllefit

Ai tha se nuk mund të merret në SPAK ish-kryetari i Bashkisë Fier Baftjar Zeqja dhe mos të merret Subashi, nuk mund të merret Ahmetaj dhe mos të merret Edi Rama, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj apo Engjëll Agaçi.

16 Nëntor 2023, 13:24 Nga h.k
"Denoncimi im shpëtoi arrestimin e bashkëshortes së
Sali Berisha

TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha paraditen e sotme gjatë konferencës me gazetarët ka thënë se gruan e Arben Ahmetajt e shpëtoi denoncimi i tij nga arrestimi. Pas pyetjes së gazetarëve se përse nuk e publikon vendimin e dënimit për gjyqtaren Irena Gjoka në 1996, Berisha midis të tjerash solli në vëmendje sipas tij, dy standardizimet e çështjes.

Ai tha se nuk mund të merret në SPAK ish-kryetari i Bashkisë Fier Baftjar Zeqja dhe mos të merret Subashi, nuk mund të merret Ahmetaj dhe mos të merret Edi Rama, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj apo Engjëll Agaçi.

Sipas Berishës, qeveria e lëshoi Ahmetajn se e dinin që ai do të ikte jashtë edhe pse sipas tij, Rama i përgatiti skenën e mllefit për të kryer arrestimin e gruas së tij.  

Gazetari: Keni disa javë që i kërkoni gjyqtares Irena Gjoka që të pranoj që e keni shkarkuar në 1996? Përse nuk e publikoni ju vendimin?

Berisha: Në fakt Arben Ahmetaj, për Sali Berishën ishte atje ku e meritonte. Po ç’ti bëj unë që një prokuror ia mbylli të gjitha. Po Arben Ahmetaj, kur isha unë kryeministër, ia mbathi në Rumani dhe kërkonte azil politik aty. Por natyrisht ta them haptas, unë nuk mund të pranoj që Subashi i Fierit, që është i implikuar me firmë e çdo gjë në aferën e djegësit, të shpëtohet dhe të mos merret në pyetje, por të merret Baftjar Zeqo. Për mua që të dy janë kundërshtarë, por kjo nuk është drejtësi. Kjo është turp drejtësi.
Nuk mund të pranoj që të akuzohet Arben Ahmetaj, për të njëjtën gjë dhe më e rëndë është Damian Gjiknuri, me firma, se unë jam kryeministër, unë nuk kam thënë kurrë që Arben Ahmetaj nuk ka përgjegjësi në këtë çështje. Por më të madhe e ka Edi Rama të parën, Engjëll Agaçi të dytën, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, pa diskutim. Ku janë këta? Për të bërë ik ti, për ta nxjerrë atë, se e dinte se ishte si punë lepuri, ikte ai. Ai duhej të qëndronte në burg këtu, t’ua përplaste. I la edhe këto bashkëshorten, desh ia arrestuan. E morët vesh apo jo? Denoncimi im i shpëtoi. Absolutisht po! Se për ta dramatizuar, për ta paraqitur, se sa ishte ai i martuar me të, një vit mund të kishte. Pastaj familja mafioze këta. Nuk bëhet drejtësia në këtë mënyrë. Jo. Nëse do të bësh drejtësi, bëj drejtësi. Kjo është drejtësi sipas dufeve dhe mllefeve të Linda Ramës dhe Edi Ramës. Kjo është turpi i shekullit. Ata që veprojnë kështu janë një organizatë kriminale.  Çfarë do të them unë për Damian Gjiknurin? Sa të duash. A do të të them për Erion Veliajn se çfarë thoshte për këtë kalemin e sigurimit që kishte dosjen? Po, po të gjitha.
Nuk mund të ketë prirje për të përbaltur një njeri. Nuk është natyra ime.
Po në këtë rast shih se çfarë bëjnë. Për Edi Ramën, tallen me shoqërinë.

sali berisha arrestimi i jamarber malltezit

Sondazh

Poll