Sport

Zbulohet transferta sekrete prej miliona eurosh të Abramovich-it nga kompani offshore…

Sipas hetimit të “Cyprus Confidential”, ish-pronari i Chelseat, Roman Abramovich, ka paguar personalisht dhjetëra milionë euro nëpërmjet kompanive offshore për ndërmjetësit dhe agjentët. Këto komisione të padeklaruara do të përbënin shkelje të rregullave të “fair-play”-it financiar.

16 Nëntor 2023, 09:30 Nga DOSJA

Zbulohet transferta sekrete prej miliona eurosh të Abramovich-it nga

ANGLI - A lejoi Roman Abramovich që rregullat e lojës së ndershme financiare të anashkaloheshin nëpërmjet pagesave sekrete? Ky është një nga përfundimet e hetimit “Cyprus Confidential”, i kryer nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë dhe i publikuar të mërkurën nga disa media, përfshirë “Le Monde”. 

Studimi i dokumenteve nga firmat e shërbimeve financiare qipriote zbuloi se Abramovitch, pronar i Chelsea nga viti 2003 deri në 2022, ka paguar personalisht disa dhjetëra milionë euro për personalitete të lidhura me klubin e tij nëpërmjet kompanive offshore.

Sipas hetimit “Cyprus Confidential”, 10 milionë paund (11.2 milionë euro) i janë paguar në vitin 2017 nëpërmjet një kompanie offshore agjentit italian Federico Pastorello. Kjo mund të korrespondojë me një komision të fshehur në momentin e rinovimit të kontratës së trajnerit Antonio Conte, i përfaqësuar ndoshta nga Pastorello. 

Megjithatë, sipas këtij hetimi, agjenti i Eden Hazard, John Bico Penaque, do të kishte marrë 6.5 milionë euro nëpërmjet një kompanie guaskë në vitin 2013, disa muaj pas nënshkrimit të sulmuesit belg. Arsyetimi zyrtar i shërbimeve “në lidhje me kërkimin dhe këshillimin në fushën e sportit”, sugjeron edhe komisione të padeklaruara. Këto pagesa sekrete do të kishin të bënin edhe me transferimet e Samuel Eto'o dhe Willian.

Sipas “The Guardian”, këto transaksione mund të jenë në kundërshtim me rregullat e lojës së ndershme financiare, por edhe me rregullat e futbollit anglez, në lidhje me sinqeritetin e llogarive dhe deklarimin e komisioneve të paguara për agjentët dhe ndërmjetësit. “Nëse vërtetohet se klubi ka përdorur transaksione me palë të treta për të anashkaluar rregullat e përfitimit dhe qëndrueshmërisë, sanksionet do të jenë ose një ndëshkim financiar ose një tërheqje pikësh (në kampionat)”,- shpjegon akademiku Kieran Maguire.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll