Sport

‘Hapet loja’, edhe Alessandro Florenzi gjithashtu nën hetim për çështjen e basteve...

Mbrojtësi kuqezi është vënë në shënjestër nga prokuroria e Torinos për kryerje të paligjshme të lojërave të fatit ose basteve.

16 Nëntor 2023, 07:30 Nga DOSJA

‘Hapet loja’, edhe Alessandro Florenzi gjithashtu nën hetim

ITALI - Po zgjerohet hetimi për bastet që kanë tronditur botën e futbollit italian. Në listën e të dyshuarve të prokurorisë së Torinos ka hyrë edhe Alessandro Florenzi. 

Për mbrojtësin e Milanit, akuza është për ushtrim të lojëra të paligjshme të fatit apo baste, krim i parashikuar në nenin 4 të ligjit 401 të vitit 1989. Lojtari do të merret në pyetje në ditët në vijim.

Emri i Florenzit i bashkohet emrit të Nicolò Fagiolit, Sandro Tonalit dhe Nicolò Zaniolos. 

Dy të parët kanë negociuar tashmë me prokurorin federal një skualifikim përkatësisht dhjetë dhe shtatë muaj, ndërsa sulmuesi i Aston Villa, përpara sistemit të drejtësisë sportive, është mbrojtur gjithmonë duke pretenduar se nuk ka vënë kurrë bast në futboll.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll