Sport

Ndërkombëtari kroat rrezikon një vit burg...

Bosko Balaban, i cili ka luajtur edhe në Premier League, akuzohet se nuk i ka paguar detyrimin ushqimor ish-bashkëshortes.

15 Nëntor 2023, 17:54 Nga DOSJA

Ndërkombëtari kroat rrezikon një vit burg...

KROACI - Ish-lojtari nuk ka paguar rreth 80 mijë euro detyrime ushqimore për ish-bashkëshorten e tij, për shkak të tre fëmijëve që kanë të përbashkët.

Ishte në vitin 2021 që Bosko Balaban pranoi të paguante këtë shumë, por, pasi nuk e ka bërë këtë pas dy vitesh, tani do të burgoset për një vit, sipas gazetës belge “HLN”. 

Ndërkombëtari kroat rrezikon një vit burg...

Balaban, i cili shënoi 10 gola në 35 ndeshjet që luajti për kombëtaren kroate, i detyrohet financiarisht Iva Radiçit, një modele që u zgjodh “Miss Kroacia” në vitin 1995 dhe me të cilën ishte i martuar për më shumë se një dekadë, deri në divorcin e tyre në 2017.  

Balaban aktualisht është 45 vjeç. Si lojtar, ai luajti në Premier League, për Aston Villa, fitoi një kampionat dhe një kupë belge me Club Brugge, dhe tre kampionate kroate me Dinamo Zagreb. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll