Sport

Ndërron jetë, në moshën 32-vjeçare, portieri ndërkombëtar i Zimbabve…

George Chigova vuante nga probleme me zemrën

15 Nëntor 2023, 18:06 Nga DOSJA
Ndërron jetë, në moshën 32-vjeçare, portieri

AFRIKA E JUGUT - I aktivizuar 32 herë me kombëtaren e Zimbabve, George Chigova u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Afrikën e Jugut.

Me pikëllim të madh u mësua për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit të SuperSport United, George Chigova. Ish-portieri ka mbetur jashtë fushave të futbollit që nga korriku i këtij viti, pasi pësoi një atak në zemër. 

Chigova ishte në futbollin e Afrikës së Jugut që nga viti 2014, ku ai përfaqësoi Polokwane City dhe së fundi SuperSport United. 

Për ekipin kombëtar të Zimbabve, Chigova mori pjesë në Kupën e Kombeve Afrikane (CAN) në 2019 dhe vitin e kaluar ai fitoi Kupën COSAFA, një turne vjetor që luhej midis ekipeve nga Afrika e Jugut dhe madje ishte kapiten i ekipit.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll