Sport

Wanda Nara tregon: “Isha e paralizuar kur mora vesh se kisha leuçemi, Icardi më ka kërkuar të martohemi sërish”...

Wanda Nara ka folur për revistën “Gente” për betejën e saj me leuceminë, për mbështetjen e Mauro Icardit dhe për propozimin e bashkëshortit për t’u martuar sërish, pas 10 vitesh martesë.

15 Nëntor 2023, 19:27 Nga DOSJA
Wanda Nara tregon: “Isha e paralizuar kur mora vesh se kisha

TURQI - Wanda Nara po kalon periudhën më të vështirë të jetës së saj dhe gradualisht po flet hapur për atë që po përjeton, pasi u diagnostikua me leucemi. 

36-vjeçarja ka dhënë një intervistë për revistën “Gente”, në të cilën ka folur për betejën e saj me sëmundjen, për ditët e para të vështira, për mbështetjen emocionale të bashkëshortit të saj Mauro Icardi dhe ka treguar se sulmuesi argjentinas i Galatasaray i kërkoi asaj të martoheshin sërish, pas 10 vitesh martesë.

“Ndonjëherë mendoj se natyra është e mençur dhe se për ndonjë arsye më është dashur të përballem me këtë sëmundje dhe jo me dikë tjetër në familjen time. Nuk dua të tingëlloj arrogante, apo të pretendoj se e kam lënë pas: në fillim ishte një goditje aq e madhe saqë mbeta i paralizuar.

Kur u ktheva nga klinika u mbylla në dhomën time për katër ditë, nuk mund të dilja jashtë: vetëm Mauro hyri për të më sjellë ushqim. Ai u kujdes për mua, më mbrojti dhe njëkohësisht kujdesej për kryerjen e përditshmërisë së fëmijëve, duke më shoqëruar tek mjeku.

Ai ishte dhe është personi im më mbështetës. Para disa ditësh thashë në televizionin italian se një natë, në klinikë, u zgjova dhe e gjeta, në orët e para të mëngjesit, duke kërkuar kurën për leuçeminë dhe vendin më të mirë në botë për t'u kuruar. Ky është shembulli më rrëqethës se kush është Mauro

Në mes të një stërvitjeje ai vinte alarmin për të më dërguar një mesazh: "Mos harro të marrësh ilaçet". Nuk është sëmundja që na afroi edhe më shumë, ne tashmë e donim njëri-tjetrin dhe ishim afër, ai nuk kishte nevojë për këtë për ta konfirmuar.

Por është e vërtetë, që mund të shihet se sa i vërtetë është përkushtimi që bën kur martohet, se “të mbështesim njëri-tjetrin në sëmundje dhe në shëndet”.

Do t'ju them diçka që po e them për herë të parë: Mauro më kërkoi të martohesha përsëri me të. Pas 10 vitesh bashkë! Nuk kemi finalizuar ende asgjë, por me kënaqësi pranova propozimin e tij.

Betohem se nuk jemi ulur as ta planifikojmë, por të gjithë të dashurit tanë janë atje, kështu që, nëse e realizojmë këtë ëndërr, supozoj se do të jetë në Argjentinë.

Realiteti është se unë do të vazhdoj me këtë rutinë Romë-Stamboll deri më 23 dhjetor, sepse ajo ditë është nata e fundit e "Dancing with the Stars", kështu që e vetmja siguri për momentin është që ne do t'i kalojmë Krishtlindjet në Evropë", tha Wanda Nara në intervistën e saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll