Sport

Besafon Eden Hazard, fantazisti belg i rikthehet futbollit…

Pasi i kishte dhënë lamtumirën futbollit, Eden Hazard u shfaq befasisht në stërvitje me një klub në Spanjë.

15 Nëntor 2023, 16:02 Nga DOSJA
Besafon Eden Hazard, fantazisti belg i rikthehet futbollit…

SPANJE - Eden Hazard nuk ka hequr dorë plotësisht nga futbolli. Pas përfundimit të kontratës me Real Madridin verën e kaluar, belgu më në fund vendosi të varë këpucët në gozhdë, pasi nuk gjeti ndonjë projekt të ri, për të nisur një aventurë përfundimtare. 

Vetëm 32 vjeç, ai tani do të jetë në gjendje të shfrytëzojë kohë për veten e tij dhe kjo fillon duke kënaqur djalin dhe miqtë e tij.

Në të vërtetë, ai u shfaq në Rayo Majadahonda, një klub i vendosur në periferi të Madridit, me këpucë në këmbë, për të marrë pjesë në stërvitje me djalin e tij Yannis dhe shokët e tij të skuadrës, duke pozuar me krenari në fund të seancës përballë lojtarëve të rinj.

Ka qenë klubi spanjol që ka transmetuar foton, duke falënderuar ish-lojtarin e Chelseat për praninë e tij. Një moment që lojtarët e rinj të Rayo Majadahonda nuk ka gjasa ta harrojnë së shpejti këtë rast.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll