Aktualitet

Punonjësja kallëzon zv/drejtorin e paraburgimit të Vlorës për korrupsion: Më jep dhjetë mijë euro të rrish aty ku je

Mësohet se Cenodemaj ka akuzuar Manellarin se i ka kërkuar 10 mijë euro, në mënyrë që të mos ta hiqte nga vendi i punës.  

15 Nëntor 2023, 18:38 Nga I.A
Punonjësja kallëzon zv/drejtorin e paraburgimit të Vlorës
Foto Ilustruese

VLORË- Përgjegjësja e Çështjeve Shoqërore, në paraburgimin e Vlorës, Fjona Cenodemaj, ka kallëzuar zv/drejtorin Gentian Manellarin për korrupsion. Mësohet se Cenodemaj ka akuzuar Manellarin se i ka kërkuar 10 mijë euro, në mënyrë që të mos ta hiqte nga vendi i punës.  

Sipas saj ngjarja ka ndodhur në datën 10 nëntor, në një lokal në fshatin Nartë. Në kallëzimin e saj ka theksuar se Manellari i ka thënë tekstualisht: Më jep mua 10.000 euro që të qëndrosh aty ku je

Ndërkohë që tre ditë më vonë asaj i është komunikuar se është zbritur nga detyra që kishte si drejtese dhe është pozicionuar si specialiste. 

fjona cenodemaj gentian manellarin

Sondazh

Poll