Sport

Harry Kane bast me Bayer! Nëse shënon 40 gola, do të fitojë një shpërblim ekstra...

Një klauzolë speciale e përfshirë në kontratën e Harry Kane me Bayern Munich mund ta lejojë që anglezin të fitojë një jackpot të madh në fund të sezonit.

15 Nëntor 2023, 15:13 Nga DOSJA
Harry Kane bast me Bayer! Nëse shënon 40 gola, do të fitojë

GJERMANI - Këtë verë, Bayern Munich ndryshoi zakonet e tij, duke bërë transferimin më të madh në historinë e tij. Për më shumë se 100 milionë euro dhe pas javësh të gjata negociatash me Daniel Levy-n gjithmonë të vështira, bavarezët përfunduan nënshkrimin e Harry Kane, kapitenit të Tottenham. 

Dhe vetëm pak javë pas nënshkrimit të tij, gjermanët tashmë po buzëqeshin, pasi 30-vjeçarit anglez nuk i deshën shumë kohë për t'u përshtatur me ambientin e tij të ri. Në 16 ndeshje në të gjitha garat, ai tashmë ka shënuar 21 gola dhe ka shpërndarë shtatë asistime.

Mjaft për të hapur oreksin e tij për pjesën tjetër të një sezoni, që premton të jetë intensiv me ëndrrën për të fituar më në fund trofeun e tij të parë. Përveç kësaj, ai tani mund të kërkojë lehtësisht një bonus të pranishëm në kontratën e tij dhe të zbuluar nga media gjermane “Bild”. 

Siç shpjegon gazeta, nëse golashënuesi i Bayern Munichut arrin shifrën e 40 golave ​​në të gjitha garat këtë sezon, ai do të marrë një bonus kapital prej 250 mijë eurosh. Pak motivim, nëse i duhej, për të shkuar pas rekordeve!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll