Sport

Leo Messi: “Pep Guardiola i bëri shumë dëm futbollit, të gjithë donin ta kopjonin”…

Në një intervistë me Jorge Valdano, fituesi i “Topit të Artë” ka reflektuar për periudhën në të cilën është stërvitur nga spanjoli.

13 Nëntor 2023, 19:26 Nga DOSJA

Leo Messi: “Pep Guardiola i bëri shumë dëm futbollit,

SPANJE - Lionel Messi është intervistuar nga Jorge Valdano në kanalin “Movistar Plus”  dhe ka reflektuar për periudhën në të cilën ai drejtohej nga Pep Guardiola te Barcelona, ​​mes viteve 2008 dhe 2012, gjatë së cilës çifti fitoi 3 La Liga dhe 2 Champions  League. 

“Topi i Artë” i vitit 2023 vlerësoi stilin e lojës që zbatoi Guardiola, i cili ishte aq efektiv sa ndikoi shumë trajnerë të tjerë: “Guardiola i bëri shumë dëm futbollit. Dukej aq e thjeshtë dhe e lehtë, sa të gjithë donin të kopjonin stilin e tij. Më pas gjeta shumë “Guardiola” përreth... Dhe e kuptoni se çfarë bëri.” 

Jorge Valdano shtoi: “Pikërisht, edhe në divizionin e dytë, edhe në të tretën, mbrojtësit filluan të vraponin përpara”.

Gjithsesi, argjentinasi Leo Messi nuk hezitoi të thoshte se trajneri katalanas ishte më i miri që kishte patur në karrierën e tij: “Pa dyshim, Guardiola ka diçka të veçantë, veçanërisht në përgatitjen e çdo ndeshjeje dhe gjithashtu në komunikimin e tij me lojtarët, në mënyrën se si e përcoll strategjinë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll