Sport

Eriksen dhe Hojlund të dëmtuar, humbasin ndeshjet me Danimarkën...

Të dy lojtarësh e Manchester United u thirrën në kombëtare e vendit të tyre, por u dëmtuan në ndeshjen e fundit të klubit

13 Nëntor 2023, 18:47 Nga DOSJA

Eriksen dhe Hojlund të dëmtuar, humbasin ndeshjet me

ANGLI – Man.United mundi 1-0 Luton Town në ditën e fundit të Premier League, por fitorja pati një kosto: dyshja daneze Rasmus Hojlund dhe Christian Eriksen u dëmtuan.

Të dy danezët ishin titullarë në skuadrën e Erik ten Haag, por u larguan nga fusha me probleme fizike: Eriksen në minutën e 40-të me një dëmtim në gju dhe Hojlund në minutën e 79-të, me një dëmtim në kaviljen të këmbës së majtë.

Ka qenë vetë kombëtarja daneze ajo që ka konfirmuar mungesën e dy futbollistëve nga skuadra.  Zëvendësuesit e tyre janë Jesper Lindstrom (Napoli) dhe Jens Stryger (Trabzonspor). 

Të dy lojtarët e Manchester United do të mungojnë në dy ndeshjet e rëndësishme të Danimarkës, që synon për t'u kualifikuar në “Euro 2024”. 

Nordikët janë në vendin e dytë në Grupin “H”, me të njëjtat pikë si Sllovenia, kur të dy skuadrat takohen në Kopenhagë më datë 17, në orën 20:45. Danimarka do të luajë raundin e fundit të fazës kualifikuese edhe tre ditë më vonë, në Irlandën e Veriut.

Ndërkohë skuadra e Man.United tani ka tetë lojtarë të dëmtuar. Përveç Hojlund dhe Eriksen, me probleme fizike janë edhe Lisandro Martínez, Luke Shaw, Amad Diallo, Casemiro, Tyrell Malacia dhe Johnny Evans.

Për më tepër, Jadon Sancho mbetet larg skuadrës dhe Aaron-Wan Bissaka, së fundmi u shërua nga dëmtimi, por ishte jashtë ndeshjes kundër Luton për shkak të rikuperimit. 

Këtë sezon, Christian Eriksen (31 vjeç) mori pjesë në 15 ndeshje për “Djajtë e Kuq”. Hojlund, i cili erdhi verën e kaluar nga Atalanta për 75 milionë euro, gjithashtu ka luajtur 15 ndeshje për klubin, duke shënuar 5 gola (të gjithë në Champions League). 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll