Sport

Bruno Fernandes objektiv i radhës: sauditët përgatisin “valixhen” me 100 milionë euro!

Ndërkombëtari portugez ka kontratë me Manchester United deri në vitin 2026, me opsion edhe një vit tjetër

13 Nëntor 2023, 18:03 Nga DOSJA
Bruno Fernandes objektiv i radhës: sauditët përgatisin

ANGLI - Portali 'Fichajes.net' raporton se disa klube në Arabinë Saudite po i kushtojnë vëmendje situatës së Bruno Fernandes te Manchester United dhe po përgatiten t'i paraqesin një propozim miliona dollarësh “Djajve të Kuq” për lojtarin në verë.

Sipas të njëjtit burim, skuadrat në fjalë, të cilat nuk bëhen të ditura, do të ofrojnë 100 milionë euro në fund të sezonit për mesfushorin 29-vjeçar, i cili mbërriti në Angli në janar 2020 nga Sporting, për një vlerë rreth 65 milionë euro.

Kujtojmë se Bruno Fernandes, një ndërkombëtar portugez në 61 ndeshje, ka një kontratë me Manchester United deri në vitin 2026, me një vit tjetër si opsion.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll