Sport

VIDEO/ Lewandowski tregon “incidentin” me 16-vjeçarin e talentuar Lamine Yamal

Sulmuesi polak ka justifikuar sjelljen e tij ndaj lojtarit të ri

13 Nëntor 2023, 18:21 Nga DOSJA

VIDEO/ Lewandowski tregon “incidentin” me 16-vjeçarin e

SPANJE - Përveçse shënoi dy herë në fitoren e Barcelonës ndaj Alavés (2-1) në raundin e 13-të të La Ligës, Robert Lewandowski pati një mosmarrëveshje me Lamine Yamal, një djalosh 16-vjeçar i trajnuar me ‘Blaugranët’, gjatë lojës.

Pas një lëvizjeje në krahun e djathtë, talenti spanjol vendosi të gjuante (jashtë) në vend që t'ia pasonte topin polakut, i cili ende nuk kishte shënuar dhe ishte në zonën e penalltisë. Yamal zgjati dorën sulmuesi polka, por Lewandowski e injoroi.

Sapo mbërriti në kampin stërvitor me kombëtaren polake, Lewandowski ishte i pranishëm në një konferencë shtypi, ku donte të sqaronte çështjen: “Situata është thjesht një rastësi. Është një situatë normale në fushë, mes dy lojtarëve që i bërtasin njëri-tjetrit. Nuk ka asnjë ofendim apo qëllim të keq mes meje dhe Lamines. Gjithçka është në rregull dhe nuk ka asgjë të fshehur në këtë situatë.”

Sulmuesi polak do të ketë një ndeshje vendimtare për Poloninë më 17 nëntor, në orën 20:45, kundër Çekisë, me synimin për t'u kualifikuar në “Euro 2024”.

Grupin “E” e kryeson Shqipëria me 13 pikë, e ndjekur nga Çekia 11, Polonia 10, Moldavia 9 dhe Ishujt Faroe që mbyllin renditjen me vetëm 1 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll