Aktualitet

Rama: Buxheti i ri garanton librat falas për 231 mijë nxënës

Rama shkruan se janë rreth 231 mijë nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën, të cilët do përfitojnë libra falas në gjithë Shqipërinë.

13 Nëntor 2023, 08:19 Nga A.B
Rama: Buxheti i ri garanton librat falas për 231 mijë nxënës
Librat

TIRANË- Në buxhetin e vitit 2024 është parashikuar mbështetje edhe për nxënësit e shkollave. Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama shkruan se janë rreth 231 mijë nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën, të cilët do përfitojnë libra falas në gjithë Shqipërinë.

“Mirëmëngjesi dhe me njoftimin se buxheti i ri vijon të garantojë librat falas për 231 mijë nxënës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Gjatë vitit 2024 është planifikuar rritja e pagave mesatare në sektorin publik deri në 900 euro./Dosja.al

libra edi rama

Sondazh

Poll