Sport

VIDEO/ Tottenham shembet në kohën shtesë, “Ujqërit” e Wolves e “kafshojnë”…

Tottenham humbi 2-1 ndaj Wolves pas kohës shtesë. Spurs pësojnë humbjen e tyre të dytë radhazi pas dështimit kundër Chelsea të hënën (1-4). Skuadra e Ange Postecoglou madje mund ta mbyllë fundjavën jashtë podiumit, nëse Arsenali dhe Liverpool fitojnë.

11 Nëntor 2023, 19:16 Nga DOSJA

VIDEO/ Tottenham shembet në kohën shtesë,

ANGLI - Të privuar nga një mori lojtarësh (Cristian Romero dhe Destiny Udogie të pezulluar, Ivan Perisic, Richarlison, Micky Van de Ven dhe James Maddison të dëmtuar), teksa u mundën këtë të hënë kundër Chelsea (1-4), duke i dhënë fund serisë së tyre pa humbje që nga fillimi i sezonin, Spurs hapi ditën e 12-të të Premier League me këpucët e një skuadre të rrënuar nga dyshimet.

Ndaj Wolves, lojtarët e Ange Postecoglou, trajneri i muajit për të tretën herë radhazi, shënuan që në fillim. Dejan Kulusevski zhvendosi Pedro Porron në zonën e djathtë dhe krosi i spanjollit u pre nga Brennan Johnson në shtyllën e afërt (3’). Megjithatë, ky sulm rrufe ishte thuajse i vetmi i pasdites për londinezët.

Brennan Johnson, i cili mbërriti për 55 milionë euro në Tottenham nga Nottingham Forest këtë verë, hapi llogarinë e tij te Spurs. Goli i tij i parë në 244 ditë, tashmë kundër Wolves.

Nga ana tjetër, “Ujqërit”, luftarakë, por jo preciz gjatë gjestit të fundit (17 goditje, 4 në portë), mundën të mbështeteshin te Pablo Sarabia (90’+1) dhe Mario Lemina (90’+7), të cilët vulosën fitoren 2-1. 

Me këtë disfatë, Tottenham humbet mundësinë për të marrë epërsinë në Premier League, pasi Manchester City udhëton në “Stanford Bridge” për t'u përballur me Chelsean këtë të dielë (ora 17:30). Arsenali dhe Liverpool madje mund të shkojnë përpara, nëse fitojnë ndaj Burnley-t dhe Brentfordit përkatësisht. “Ujqërit” po marrin një frymë nga zona e rënies dhe janë përkohësisht në vendin e 12-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll