Sport

Presidenti Duka, i tronditur ngushëllon familjen Dwamena dhe ekipin e Egnatias

Në emër të FSHF i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të futbollistit dhe vetë ekipit të Egnatias ku ai kontribuoi dhe shkëlqeu në këtë karrierë të tillë futbollistike.

11 Nëntor 2023, 16:48 Nga DOSJA
Presidenti Duka, i tronditur ngushëllon familjen Dwamena dhe ekipin e

TIRANE - Nuk kishte se si mungonte edhe ngushëllimi i Armand Dukës. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka ngushëlluar personalisht, por edhe në emër të institucionit që drejton, familjen e të ndjerit Raphael, si dhe klubin e Egnatias, për humbjen e tyre të parakohshme dhe tragjike.

“Jam thellësisht i shokuar e i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit të Egnatias, Raphael Dwamena.

Një lojtar i fortë, me shpirt gare, një futbollist që edhe në statistikat e FSHF dhe të Superiores, kishte rekordin më të mirë të golave.

Dwamena tregonte disiplinë e karakter dhe një futbollist që kishte komunikim të jashtëzakonshëm me shokët e ekipit, por edhe jashtë tij.

Në emër të FSHF i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të futbollistit dhe vetë ekipit të Egnatias ku ai kontribuoi dhe shkëlqeu në këtë karrierë të tillë futbollistike. Rest in peace Raphael Dwamena,”- shkruan presidenti Duka në faqen e tij zyrare në facebook.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll