Sport

Vdekja tragjike e Raphael Dwamena në Shqipëri, "shokon" median edhe futbollin ndërkombëtar...

Vdekja tragjike e sulmuesit të Egnatias, Rafel Dwamena, ka tronditur opinionin sportiv, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë.

11 Nëntor 2023, 17:51 Nga DOSJA

Vdekja tragjike e Raphael Dwamena në Shqipëri, "shokon"

TIRANE - Shumë media të huaja, i kanë kushtuar vend të veçantë ngjarjes tragjike të ndodhur në ndeshjen Egnatia - Partizani, ku kapiteni i skuadrës rrogozhinase, Raphael Dwamena, në minutën e 25-të pësoi një kolaps në fushë, i cili më pas rezultoi fatal.

Sulmuesi 28-vjeçar, megjithë ndihmën e mjekëve, nuk ia doli dhe u nda nga jeta para se të mbërrinte në spitalin rajonal të Kavajës.  

“Sky Sport”: Shqipëri, Rafael Duamena vdes në moshën 28-vjeçare pas kolapsit në fushë, I shënoi Interit në verë.

“Tuttomercatoweb”: Tragjedi në fushë në Shqipëri, ndahet nga jeta ganezi Rafael Duamena pas kolapsit.

“Blick”: Ish-futbollisti i Zyrihut Rafael Duamena vdes në mënyrë tragjike.

“Kleine Zeitung”: Rafael Duamena humb jetën pas kolapsit në fushë.

Vdekja tragjike e Raphael Dwamena në Shqipëri, "shokon"

Vdekja tragjike e Raphael Dwamena në Shqipëri, "shokon"

Vdekja tragjike e Raphael Dwamena në Shqipëri, "shokon"

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll