Art&Argëtim

'Isha mirë ashtu siç isha'/ Nicki Minaj pendohet për operacionet plastike

Reperja 40-vjeçare shtoi se dikur shmangte shikimin e fotove të vjetra të saj, pasi nuk ishte asnjëherë e kënaqur me pamjen e saj. Por tani qëndrimi i saj ka ndryshuar.

11 Nëntor 2023, 17:28 Nga a.l
'Isha mirë ashtu siç isha'/ Nicki Minaj pendohet për
Nicki Minaj

SHBA- Reperja e njohur, Nicki Minaj në podcastin "Run-Through With Vogue" rrëfeu për kopertinën e re të revistës së saj, amësinë dhe operacionet plastike.

"Unë ju garantoj se nëse ndryshoni diçka në trupin tuaj dhe bëni diçka kirurgjikale dhe të gjitha këto, ju do të - me shumë mundësi, jo patjetër, ka shumë të ngjarë - të shikoni prapa një ditë dhe të thoni, 'Isha mirë ashtu siç isha", tha ajo.

Dhe shtoi: “Dhe kjo më ndodhi edhe mua. As nuk mund t'i besoja disa nga fotot që nuk më pëlqyen."

Minaj foli për arsyen e operacionit plastik. 

“Nuk më pëlqente të isha e dobët, të kisha prapanicë të sheshtë... të kisha gjoks që nuk rrinte aq lart. Ishin shumë gjëra”, tha ajo. 

Reperja 40-vjeçare shtoi se dikur shmangte shikimin e fotove të vjetra të saj, pasi nuk ishte asnjëherë e kënaqur me pamjen e saj. Por tani qëndrimi i saj ka ndryshuar.

nicki minaj

Sondazh

Poll