Art&Argëtim

FOTO/ Kim Kardashian zbulon për herë të parë tatuazhin e saj sekret

Mirëpo, vitet kanë kaluar dhe duket se ajo nuk po shqetësohet më nga boja. Madje, në një puntatë të fundit të reality show-t “The Kardashians”, ajo i ka treguar publikut të saj tatuazhin që ka bërë fshehurazi.

10 Nëntor 2023, 20:17 Nga a.l
FOTO/ Kim Kardashian zbulon për herë të parë tatuazhin e saj
Kim Kardashian

SHBA- Kim Kardashian ka zbuluar për herë të parë tatuazhin e saj sekret pasi ishte e ftuar në SNL. Në një intervistë në të kaluarën, personazhi i njohur televiziv kishte deklaruar qartë se nuk do të bënte kurrë një tatuazh, duke dhënë një përgjigje që në atë kohë u bë virale.

Mirëpo, vitet kanë kaluar dhe duket se ajo nuk po shqetësohet më nga boja. Madje, në një puntatë të fundit të reality show-t “The Kardashians”, ajo i ka treguar publikut të saj tatuazhin që ka bërë fshehurazi.

FOTO/ Kim Kardashian zbulon për herë të parë tatuazhin e saj
Kim

Siç duket, personazhi i famshëm televiziv ka zgjedhur një dizajn delikat në një vend që nuk duket.

Konkretisht, ajo e ka bërë në mes të buzës së poshtme. “Kjo është diçka që ju nuk e dini për mua. Është simboli i pafundësisë. Natën që isha në SNL, unë dhe të gjithë miqtë e mi patëm tatuazhe që përputhen,” shpjegoi ajo.

Më pas ai shtoi: “Po mendoja “nuk ka asnjë shkrepje ku duket sikur kam një tatuazh. Rashë dakord thjesht sepse gjeta një vend ku mund ta fsheh.”

kim kardashian

Sondazh

Poll