Art&Argëtim

Nuk do ta besoni! Harry Styles bën ndryshimin drastik në pamje (VIDEO)

Këngëtari 29-vjeçar është shfaqur me një model flokësh shumë të shkurtër,  teksa ndiqte koncertin e U2 në Las Vegas Sphere me të dashurën e tij, Taylor Russell dhe miqtë.

10 Nëntor 2023, 20:48 Nga a.l
Nuk do ta besoni! Harry Styles bën ndryshimin drastik në pamje (VIDEO)
Harry Styles

SHBA- Ylli i pop-it Harry Styles ka bërë një ndryshim drastik në pamje që duket se nuk u ka pëlqyer shumë fansave të tij. 

Këngëtari 29-vjeçar është shfaqur me një model flokësh shumë të shkurtër,  teksa ndiqte koncertin e U2 në Las Vegas Sphere me të dashurën e tij, Taylor Russell dhe miqtë.

Ylli britanik i popit, i cili kishte veshur një bluzë të bardhë, tregoi kokën e rruar teksa kërcente me disa nga hitet më të mëdha të grupit. Në fotot e publikuara, Styles mund të shihet duke qëndruar pas të dashurës së tij, me njërën dorë në shpatullën e aktores teksa ajo tundej përpara dhe mbrapa.

Dëshmitarët okularë thanë për TMZ se çifti dukej i dashuruar gjatë daljes, duke bërë selfie dhe duke shkëmbyer puthje gjatë gjithë mbrëmjes.

harry styles

Sondazh

Poll