Art&Argëtim

Pas kaq shumë kohësh, Dua Lipa bën daljen e rrallë publike me të dashurin, Romain Gavras

Dyshja u panë duke dalë nga një restorant me vëllain e vogël të këngëtares, 17-vjeçarin Gjin. Ylli shqiptari dhe djali 42-vjeçar i regjisorit Kostas Gavras janë çift prej disa muajsh. Konkretisht, thashethemet se ata ishin bashkë nisën kur u panë në një festë në shkurt. 

10 Nëntor 2023, 19:57 Nga a.l
Pas kaq shumë kohësh, Dua Lipa bën daljen e rrallë publike
Dua Lipa dhe Romain Gavras

Dua Lipa bëri një paraqitje të rrallë publike me partnerin e saj Romain Gavras në Londër të enjten ,  më 9 nëntor.

Dyshja u panë duke dalë nga një restorant me vëllain e vogël të këngëtares, 17-vjeçarin Gjin. Ylli shqiptari dhe djali 42-vjeçar i regjisorit Kostas Gavras janë çift prej disa muajsh. Konkretisht, thashethemet se ata ishin bashkë nisën kur u panë në një festë në shkurt. 

Megjithatë, ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre  kur pozuan së bashku në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë në maj. Në verë ata pushuan së bashku edhe në destinacione të ndryshme, ndër të cilat ishin edhe ishujt grekë. 

Këngëtarja e pop-it në daljen e saj me Gavras kishte veshur pantallona lëkure ngjyrë të kuqe të ndezur për t'iu përshtatur ngjyrës së re të flokëve, një bluzë të bardhë dhe një pallto të gjatë gri.

Partneri i saj greko-francez po ecte pas saj, duke mbajtur një profil të ulët dhe duke u përpjekur të mos fotografohej, pasi mbante një kapele dhe kokën ulur. Nga ana profesionale, këngëtarja sapo ka publikuar këngën e re të titulluar ‘Houdini’.

dua lip romian gavras

Sondazh

Poll