Aktualitet

Telefonata anonime “ngre në këmbë Policinë”, alarmi për bombë tek ambasada çeke në Tiranë rezulton fals (Foto)

30 Tetor 2019, 17:53 Nga DOSJA
Telefonata anonime “ngre në këmbë Policinë”,

TIRANË– Një alarm për bombë në afërsi të Ambasadës së Republikës së Çekisë në Tiranë, ka vënë në lëvizje Policinë e Tiranës. 

Mësohet se alarmi është ngritur pas një telefonate anonime që ka mbërritur në Polici, e cila menjëherë ka rrethuar zonën, ndërsa ka kryer kontrolle të shumta në zonë me qen anti-eksploziv. Po ashtu në terren kanë qenë dhe forcat xheniere, te cilat nuk kanë zbuluar asnjë sasi eksplozivi.

 

 

Deri më tani thuhet se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë pranë blloku të Ambasadave, por blutë e Tiranës ende nuk kanë reaguar zyrtarisht. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personit, i cili ka bërë telefonatën anonime.

Rruga e Ambasadavwe njihet si një nga zonat më të sigurta në Tiranë, pasi aty ka forca të shtuara policie duke qenë se ka objekte të rëndësisë së veçantë.

Një situatë e ngjashme ndodhi pak ditë më parë me gjyqtarin e Korçës, Markelian Kuqo, i cili mori një telefonatë anonime, e cila thoshte se në makinën e tij është vendosur një bombë. Pas kontrollit policia zbuloi se telefonata ishte false.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alarm per bombe ne tirane alarm per bombe tek ambasada çeke alarm per bombe ne tirane alarm per bombe tek ambasada çeke

Sondazh

Poll