Aktualitet

Rusia ftesë Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në EEU, Zaev: S’më shkon as ndërmend një punë e till

30 Tetor 2019, 11:14 Nga DOSJA
Rusia ftesë Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut për

RUSI- Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov sot i ka dërguar një ftesë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për t’iu bashkuar forumit ekonomit të EuroAzisë. Chizhov shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt brenda EEU sesa në Bashkimin Europian. “Jam i sigurtë që vendet të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE dhe së fundmi janë refuzuar nga Brukseli mund të gjejnë më shumë mirëkuptim tek Bashkimi Ekonomik Euroazian“, theksoi diplomati rus, raporton balkaneu.com.

Në lidhje me këtë ftesë deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Tirana Zyrtare. Ndërsa përsa i përket Maqedonisë së Veriut, Shkupi Zyrtar e ka refuzuar ftesën. “Me siguri ka ndonjë membranë mbrojtëse, mur rreth Qeverisë, dhe është e vështirë të arrihet në një thirrje të tillë. Sepse nuk më shkon as ndërmend një punë e këtillë. Jo, nuk kemi ftesë të këtillë dhe shpresoj se që as do të arrijë”, deklaroi Zaev në një konferencë për mediat.

Ftesa e Rusisë për vendet e Ballkanit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik vjen vetëm disa ditë pas përgjigjes negative për mosmarrjen e një date për nisjen bisedimeve për negociatat. Bjellorusia është vendi i vetëm evropian që po merr pjesë në EEU.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet forumi i euroazise vladimir chizhov vladimir putin forumi i euroazise vladimir chizhov vladimir putin

Sondazh

Poll