Art&Argëtim

“Houdini”, Dua Lipa hap një kapitull të ri në karrierën e saj

Këngëtarja 28-vjeçare e pop-it rikthehet me një këngë krejt të re të prodhuar nga Kevin Parker, e cila duhet të jetë pjesë e një albumi të ri.

9 Nëntor 2023, 22:53 Nga A.TH
“Houdini”, Dua Lipa hap një kapitull të ri në
Dua Lipa

ANGLI- Dua Lipa do të vijë para publikut me një këngë solo pas më shumë se dy viteve. Pasi eksperimentoi këtë verë me “Dance The Night” si kolonë zanore të filmit Barbie, Dua Lipa rikthehet në plan të parë këtë të premte me “Houdinin”, një titull i ri i cili duket se do të shënojë një epokë të re në karrierën e këngëtares.

Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja 28-vjeçare e pop-it është rikthyer me një album. Pasi ka renditur me kujdes publikimet e saj në Instagram, Dua Lipa ka lajmëruar për këngën e saj të radhës, që duket se prin projektin e ri muzikor.

Houdini është një këngë e prodhuar nga Kevin Parker, duke iu referuar drejtpërdrejt magjistarit të madh Harry Houdini, vdekja e të cilit u përkujtua më 31 tetor. Përveç publikimit të këngës dhe videoklipit, Dua Lipa njoftoi tre ngjarje surprizë në Londër këtë të enjte, më pas në Los Angeles më 14 nëntor dhe në Tokio më 20 nëntor.

dua lipa

Sondazh

Poll