‘SPAK në presion dhe diktat’/ Meta: Merren paditë e personave të dënuar dhe jo paditë e atyre me autoritet publik
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka aluduar në lidhje me zbatimin e ligjit nga ana e SPAK, ku sipas tij k...
Meta ka deklaruar se kjo situatë kërkon përpjekje të jashtëzakonshme nga opozita, shoqëria civile por edhe nga vetë qytetarët, të cilët janë viktimat kryesore të kësaj klime intimiduese, mbytëse, frenuese për zhvillimin e vendit.
TIRANË- Kreu i Partisë Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se investimi kryesor i Edi Ramës, përveç kapjes së sistemit të drejtësisë, është ndarja artificiale e opozitës në vend. I ftuar në SYRI TV, Meta ka deklaruar se kjo situatë kërkon përpjekje të jashtëzakonshme nga opozita, shoqëria civile por edhe nga vetë qytetarët, të cilët janë viktimat kryesore të kësaj klime intimiduese, mbytëse, frenuese për zhvillimin e vendit.
"Kjo situatë nuk ka ardhur brenda as një dite as një viti dhe ballafaqimi është rruga për të dalë nga kjo situatë, transparenca dhe absolutisht i gjithë qëllimi i Ramës është që përmes shantazheve të intimidojë opozitën, opozitarizmin, të asgjesojë llogaridhënien dhe të instalojë frikën edhe brenda mazhorancës për ti kujtuar kujtdo që po të ketë një mendim ndryshe mund të ketë fatin e disa kolegëve të vetë. Kjo situatë kërkon përpjekje të jashtëzakonshme nga opozita, shoqëria civile por edhe nga vetë qytetarët, të cilët janë viktimat kryesore të kësaj klime intimiduese, mbytëse, frenuese për zhvillimin e vendit dhe unë besoj se do të ketë një reagim të tillë.
Kjo kërkon përpjekje të mëdha sepse investimi kryesor i Ramës përveç kapjes së drejtësisë, ka qënë përpjekja për të krijuar një ndarje artificiale të opoztiës dhe të gjithë këto lojëra me vula me sigla këtë kanë synuar dhe synojnë. Ne e kemi shumë të qartë që gjithçka ka impaktin e saj dhe gjithçka do të kthehet në bumerang për cilindo që mendon se mund të fashisë frymën demokratike opozitare. Në diktaturë kemi hyrë prej kohësh dhe fakti që këtu firmosen marrëveshje në emër të Shqipërisë pa marrë autorizimin e presidentit apo pa u konsultuar me kuvendin, padyshim që tregon se jemi në një situatë mjaft kritike prej kohësh," tha Meta.
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka aluduar në lidhje me zbatimin e ligjit nga ana e SPAK, ku sipas tij k...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur në lidhje me çështjen CEZ-DIA është ...
Kuvendi TIRANË- Komisioni i Etikës ka vendosur ditën e sotme të përjashtojë nga Kuvendi 3 deputetë të opozit&e...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka propozuar ndryshim të sistemit zgjedhor në vend. Krahas ndryshimit të si...
Partia Demokratike TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha thërret Kuvendit Kombëtar të grupit të Rithemelimit të PD-së. Mbled...
Kuvendi TIRANË- Partia Socialiste kërkon masë disiplinore për tre deputetë të opozitës, pas tensioneve që u krijuan...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme draftin e Ramës për tensionet mes Kosovës dhe Serbis&eu...
Dashnor Sula TIRANË- Pas përplasjes me demokratin Kreshnik Çollaku në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, edhe deputeti Dashn...
Sali Berisha TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike në konferencën e ditës së sotme për gazetarët ës...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës së sotme me gazetarët se Rama është i trondit...