Politike

PD thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm Kombëtar më 2 dhjetor

Mbledhja është caktuar të mbahet më 2 dhjetor, 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.

10 Nëntor 2023, 13:50 Nga A.B
PD thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm Kombëtar më 2
Partia Demokratike

TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha thërret Kuvendit Kombëtar të grupit të Rithemelimit të PD-së. Mbledhja është caktuar të mbahet më 2 dhjetor, 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve. Në rend dite është planifikuar të mbahet “votëbesimi i kryetarit të Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën politike apo aksionin politik të Partisë Demokratike”.

NJOFTIMI I PD:

Pas konsultimit me forumet, Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 9 tetor 2023, vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 2 dhjetor, 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.

Gjatë këtij Kuvendi të Jashtëzakonshëm për fatet e PD, opozitës dhe shoqërisë, në kushtet e një qeverie që ka kapur të gjitha pushtetet, bazuar në statutin e Partisë Demokratike, do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë.

Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brenshme në parti dhe gjendjen ku e ka futur Shqipërinë politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës.

sali berisha

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll