Politike

Mbushën Parlamentin me tym, përjashtohen me 10 ditë Saimir Korreshi, Elda Hoti e Lindita Metaliaj

Mësohet se Saimir Korreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj janë tre deputetët që janë përjashtuar për situatën e krijuar në seancën e djeshme plenare.

10 Nëntor 2023, 15:32 Nga I.A
Mbushën Parlamentin me tym, përjashtohen me 10 ditë Saimir
Kuvendi

TIRANË- Komisioni i Etikës ka vendosur ditën e sotme të përjashtojë nga Kuvendi 3 deputetë të opozitës. Mësohet se Saimir Korreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj janë tre deputetët që janë përjashtuar për situatën e krijuar në seancën e djeshme plenare. Kërkesa për masën disiplinore u bë nga Grupi Parlamentar i PS-së dhe më pas Komisioni vendosi 10 ditë përjashtim.

Partia Socialiste ditën e sotme kërkoi masë disiplinore për tre deputetë të opozitës, pas tensioneve që u krijuan një ditë më parë në Parlament. PS kërkoi masë disiplinore për Saimir Korreshin dhe dy deputetet Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj. Këto të fundit, për arsye se mbanin në çantë tumueset që hodhi në seancë Korreshi.

 

saimir korreshi elda hoti lindita metaliaj komsioni i etikes

Sondazh

Poll