Politike

“Marrëveshjen e Greqisë Rama e rrëzoi se donte Presidentin”/ Berisha komenton “refugjatët”: Shkeli vendimin e Kushtetueses

Ish-Kryeministri kujtoi rastin e marrëveshjes me Greqinë mbi çështjen e detit, ku tha se Rama e rrëzoi në opozitë me arsyen se nuk u përfshi Presidenti i Reoublikës, ndërkohë në këtë rast e shmangu Presidentin. 

10 Nëntor 2023, 12:50 Nga h.k
“Marrëveshjen e Greqisë Rama e rrëzoi se donte
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike në konferencën e ditës së sotme për gazetarët është pyetur lidhur me marrëveshjen e refugjatëve. Berisha ka mohuar nevojën e protestës mbi marrëveshjen, por nga ana tjetër ai e quajti veprimin një blof të Ramës. Ish-Kryeministri kujtoi rastin e marrëveshjes me Greqinë mbi çështjen e detit, ku tha se Rama e rrëzoi në opozitë me arsyen se nuk u përfshi Presidenti i Reoublikës, ndërkohë në këtë rast e shmangu Presidentin. 

Berisha: Së pari une dua të jem I hapur dhe është një cështje serioze dhe një bllof I Edi Ramës dhe unë ju rekomandoi jut ë lexoni ligjin e marrëveshjeve dhe të plotfuqisë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe marrëveshjen e detit me Greqinë, që dhe sot e mbroj, që u rrëzua se nuk ishte marrë plotfuqia e Presidentit që ligji nuk e kërkonte, edhe unë mendoj se ishte e drejtë. Këto marrëveshje nuk mund të përjashtojnë Presidentin. Cfarë është sovraniteti, territori shteti dhe shteti është më lartë. Nga vet Edi Rama u vendos, që kur kemi të bëjmë me territorialitet ia lëmë Presidentit të Republikës. Edi Rama ka shkelur me të dy këmbët ligjin dhe frymën e pushtetit. Ky ligj I hartuar mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Edi Rama ka shmangur Presidentin. Edi Rama po përpiqet të bëj shoping për mbështetje dhe po mundet të kapërcej aferën që I rrezikon burgun nga afera Mc Gonigal. Edi Rama dridhet ta përmend këtë. Unë dua të jem I hapur dhe nuk jam unë për protest. Shqipëria ka dhënë një kontribut të madh për Shqipërinë . Natyrisht marrëveshja nuk vlen, kur më është kërkuar një facilitet I tillë nga aleati strategjik në Irak, nuk kam pranuar një marrëveshje të tillë, se nuk e lejon konventa. Pati një vend si Polonia atëherë që e pranoi. Për refugjatët këtu nuk ka asnjë garanci. Janë marrë Turqit nga rruga dhe janë nisur pa asnjë letër zyrtare.   

sali berisha

Sondazh

Poll