Politike

“CEZ-DIA doli në dritë kur Rama e propozoi Metën për President”/ Berisha: Hetimi tani është politik, greva e urisë e vërtetë absolute

Sipas Berishës, hetimi këto momente është politik, sepse nga çështja kanë dal të dënuarit. 

10 Nëntor 2023, 12:35 Nga h.k
“CEZ-DIA doli në dritë kur Rama e propozoi Metën për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike,Sali Berisha ka folur rreth çështjes që është marrë në hetin "CEZ-DIA". Sipas Berishës, hetimi këto momente është politik, sepse nga çështja kanë dal të dënuarit. 

Gazetari:Ju keni folur në vitin 2015 për ccështjen CEZ-DIA dhe keni qenë i ashpër për rolin e Ilir Metës, asokohe drejtues i Kuvend. Por në daljen tuaj të fundit, ju thatë se nuk kishit dijeni për rolin e tij. A ka një ndryshim në qendrim të Sali Berishës? A po e mbroni ju Ilir Metën sot, për hir të aleancës opozitare dhe në vitin 2015 e akuzonit pasi aleanca e tij ishte me PS. Si është e vërteta juaj për Ilir Metën në CEZ-DIA?

Opozita diskuton për një opsion të grevës së urisë si formë e aksionit të saj, por nëse ndalemi vite më parë, ju e ironizonit kundërshtarin tuaj duke i thënë "eja bëjeni grevën te kati i parë i kryeministrisë". A ju step kjo nga mbajtja e grevës?

Berisha:E para, të them lidhur me CEZ-DIA-n. Absolutisht nuk kam pasur asnjë dijeni për brendinë e saj dhe kjo është e faktuar. E dyta, CEZ-DIA, siç e dini ju, është një çështje e hetuar gjerësisht. Është një çështje në të cilën janë burgosur, kanë bërë burg dhe kanë dalë nga burgu persona të implikuar në këtë çështje. Tani, që të mendoj se nuk ka politikë këtu, unë naiv nuk jam. Nuk jam naiv sepse dosja e CEZ-DIA kishte dalë në dritë, ishte bërë edhe procesi gjyqësor, kur Edi Rama e propozoi dhe e votoi Ilir Metën për president.
Ndaj dhe çdo njeri, jo unë që jam në opozitë, ka të drejtën e ligjshme të vlerësojë këtë si një veprim të mirëfilltë politik. Nëse dokumentet faktonin se Ilir Meta ka bërë një veprim të gabuar, unë nuk gjykoj se dosja të hetohej pa të, të dënohej tjetri me burg dhe ky të bëhej president. A mund të besoj unë gjë tjetër? As unë dhe asnjë njeri.
Ky është një gjah shtrigash që bën Edi Rama.

sali berisha

Sondazh

Poll