Politike

Garda pengoi gazetarët jashtë Kuvendit/ Bardhi: Tregues i degradimit të regjimit të Ramës

Në momentin kur gazetarët tentuan të afrohen tek disa deputetë për t’i intervistuar, garda ka ndërhyrë dhe i ka penguar.

9 Nëntor 2023, 13:49 Nga r.ll
Garda pengoi gazetarët jashtë Kuvendit/ Bardhi: Tregues i degradimit
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar sot jashtë ambienteve të Kuvendit, ku u raportua se gardistët kishin bllokuar edhe gazetarët që të kryejnë punën.

Bardhi shprehet se ky veprim është jo vetë i papranueshëm por tregues i degradimit të regjimit të Edi Ramës.

"Bllokimi i Gardës së Republikës fillimisht ndaj opozitës dhe sot ndaj medias e gazetarëve në krye të detyrës është jo thjesht i papranueshëm, por treguesi më domethënës i degradimit të regjimit të Edi Ramës. Duke dënuar aktin e sotëm të paprecedentë të sulmit ndaj gazetarëve, siguroj që nuk ka Gardë e Polici që mund të mbajë në këmbë një regjim të kalbur nga krimi dhe korrupsioni.", ka shkruar Bardhi në Twitter. 

Në momentin kur gazetarët tentuan të afrohen tek disa deputetë për t’i intervistuar, garda ka ndërhyrë dhe i ka penguar. Gazetarët u shprehën se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll