Politike

Protesta në parlament/ Berisha i drejtohet Ballës: Ai është një fundërrinë njerëzore

Berisha nuk i kurseu akuzat e rënda ndaj ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

9 Nëntor 2023, 09:57 Nga A.B
Protesta në parlament/ Berisha i drejtohet Ballës: Ai është
Sali Berisha

TIRANË- Seanca e sotme u zhvillua mes kaosit. Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren me karrige, ndërkohë që kryedemokrati Sali Berisha po mban fjalën përmes një lidhjeje direkte në Facebook-un e tij. 

Nëse s’dëgjoni, zhurmë mos bëni. Sigurisht që mbështesni verbërisht kreun e organizatës kriminale, për ju nuk ekzistojnë zgjedhësit, por vetëm Edi Rama. Prandaj, mos bëni zhurmë, dëgjoni! Kambanat bien për ju, ta keni të qartë, kjo është situata në Parlament”, iu drejtua Berisha palës mazhoritare.

Më tej, Berisha nuk i kurseu akuzat e rënda ndaj ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

“Pusho, mos bëni zhurmë! Ky është hajduti, krimineli që vodhi të dhënat e TIMS, por ne këtu jemi. I bindur të jesh ti që komisioni do të ndërtohet.”

 

sali berisha taulant balla seance plenare 9 nentor 2023

Sondazh

Poll