Bota

Kompania farmaceutike njofton të gjithë klientët në SHBA, të mos përdorin ilaçin kundër ankthit, shkak përbërësit e p

30 Tetor 2019, 12:29 Nga DOSJA

SHBA- Mylan Pharmaceuticals po tërheq një grup të ‘Xanax’ nga raftet e farmacive në shkallë vendi, për shkak të asaj që kompania tha se është e mundur prania e një substance jo të saktë në ilaçin kundër çrregullimit të ankthit.

Kompania prodhuese e këtyre ilaçeve përmendi se mund të ketë një shans të vogël të infeksionit tek njerëzit, ilaçit të recetës të shitur nën emrin e markës Xanax.

“Ndikimi i këtij ilaçi që mund të përmbajë një përbërje jo të duhur, rrezikon infeksionin tek  pacientët që e konsumojnë,”-tha Mylan.

Kompania farmaceutike nuk u përgjigj menjëherë kërkesave për sqarime se kush mund të jetë kjo përbërje e papërshtatshme. Ky ilaç ka datën e skadimit, në shtator të vitit 2020.

Konsumatorët që duan të kthejnë produktin mund të telefonojnë në (888) 843-0255. Konsumatorët që kanë pyetje mbi produktin mund të telefonojnë në (800) 796-9526 (nga e hëna deri të premten, 8 e mëngjesit deri në 5 p.m. E.T.) ose përmes emailit të [email protected]

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota mylan pharmaceuticals xanax mylan pharmaceuticals xanax

Sondazh

Poll

Bota 29 Tetor 2019, 17:55

Njihuni me tigrin që ka dhëmbët prej ari

GJERMANI- Cara, një tigër 6-vjeçarë është pajisur me një dhëmb të ri prej floriri, pasi e theu teksa luante me lodra. Tre javë pas këtij operacioni të nd...