Bota

Detajet e frikshme/ E betonizuar dhe e mbyllur në frigorifer, gjendet e vdekur miliarderja në Tajlandë

30 Tetor 2019, 11:34 Nga DOSJA
Detajet e frikshme/ E betonizuar dhe e mbyllur në frigorifer, gjendet e

TAJLANDË- Një biznesmene milionere është gjetur e vdekur në banesën e saj. Trupi i saj është gjetur i betonuar brenda frigoriferit. Ndërtuesja milionere 58-vjeçare, Wannee Jiracharoenying nuk ishte parë që nga 18 tetori, ditë kur ajo vizitoi një tempull lokal në Chiang Mai, Tajlanda Veriore. Vëllai i saj udhëtoi për në zonën ku jetonte e motra për të parë çfarë kishte ndodhur me të, pasi ajo nuk i përgjigjes mesazheve të tij.

Oficerët bëjnë me dije se po hetojnë vrasjen e dyshuar të Wannee dhe po kërkojnë edhe shoqen e saj, e cila është zhdukur që atëherë. Nga llogaritë e saj bankare janë bërë disa tërheqje parash, ndërsa makinat dhe kartat e saj bankare mungojnë gjithashtu. Oficerët e policisë besojnë se shoqja e saj, e njohur si Oom mund të jetë në gjendje të sigurojë informacione rreth vdekjes së Wanne. Oficeri i policisë, Bundit Tungkhaseranee tha se ata tani për kontrollojnë pikat kufitare në rast se shoqja e biznesmenes milionere ka ikur jashtë vendit. “Ne kontaktuam bankën ku e ndjera ishte kliente dhe morëm informacionin se paratë po tërhiqeshin nga dikush, pasi gruaja kishte vdekur“, shtoi më tej oficeri, raporton Daily Mail.

Oficeri i policisë shtoi më tej; “Në ditën kur e ndjera humbi kontaktet me familjen e saj, nga llogaria e saj bankare janë tërhequr para. Ai ka tërhequr gjithsej 1.2 milion Baht. Informacioni i fundit që morëm nga banka është se i dyshuari tërhoqi përsëri para dhe në bankën ku ka tërhequr është filmuar një pjesë e fytyrës së tij. Ne mendojmë se fajtori kreu krimin për të vjedhur paratë e biznesmenes”.

Policia bëri me dije se kufoma e biznesmenes u gjet, pasi fqinjët u ankuan për aromën e rëndë që vinte nga prona e saj. Kolonel Kritsana Pattanacharoen, zv / zëdhënës i policisë, tha se trupi është dërguar në spitalin Maharat Chiang Mai për identifikim dhe një autopsi.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjendet e vdekur biznesmenja gjendet e vdekur biznesmenja

Sondazh

Poll

Bota 29 Tetor 2019, 17:55

Njihuni me tigrin që ka dhëmbët prej ari

GJERMANI- Cara, një tigër 6-vjeçarë është pajisur me një dhëmb të ri prej floriri, pasi e theu teksa luante me lodra. Tre javë pas këtij operacioni të nd...