Politike

30 Tetor 2019, 11:10 Nga DOSJA

TIRANË– Kreu i qeverisë Edi Rama ka shijuar paraditen duke ngarë një makinë automatike. Duke qënë se Rama e ka deklaruar gjithmonë se nuk ka patentë ka zgjedhur një zgjidhje alternative për të provuar adrenalinën e timonit.

Nga vendi i shoferit, për herë të parë, kreu i qeverisë i ka bërë “karshillëk” të gjithë atyre që kanë bërë një kurs dhe kanë marrë pantentën për të ngarë një makinë.

“Kur thosha që makinat do ecin vetë dhe unë s’do kem nevojë të marr patentën nuk më besonit. Makina e di vetë rrugën. Unë s’po e prek fare timonin, kjo është dora ime. Ndërkohë unë mund të komunikoj në Facebook me ata që më shajnë, pa pasur nevojë për shofer, se jam vetë shofer. Iu rrofshin patentat të gjithëve ju. Sikur të kishte edhe makina e qeverisë një kështu, por për këtë nuk ka mundësi. Për drejtimin e qeverisë, timoni mbetem unë. Ndërsa për makinat po vjen një tjetër. Gjithë këta çunat e shpejtë do të kenë të pamundur që të bëjnë parakalime,“-tha Rama.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama si shofer edi rama edi rama si shofer

Sondazh

Poll