Aktualitet

Braktisi foshnjen e saj në Yzberisht, Policia: 30-vjeçarja u dërgua në spital për ndihmë mjekësore

Policia bën me dije se, pasi është marrë në pyetje nga policia, e reja është dërguar për ndihmë mjekësore.

8 Nëntor 2023, 21:14 Nga I.A
Braktisi foshnjen e saj në Yzberisht, Policia: 30-vjeçarja u
POlicia

TIRANË- 30-vjeçarja që braktisi ditën e sotme foshnjen e saj është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia bën me dije se, pasi është marrë në pyetje nga policia, e reja është dërguar për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion shtesë Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, e cila bën fjalë për gjetjen e një foshnje të porsalindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e një 30-vjeçareje, si autore e dyshuar e kësaj ngjarje. Pas identifikimit dhe shoqërimit, shërbimet e Policisë e kanë dërguar 30-vjeçaren për ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

gjendet foshnja ne tirane

Sondazh

Poll