Politike

Berisha akuzon Ramën: Ka qasje të gabuar për dialogun Kosovë-Serbi, ishte i pari që i vendosi sanksione Prishtinës

Berisha e akuzoi kryeministrin shqiptar, se po bën pazare me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.

7 Nëntor 2023, 22:07 Nga I.A
Berisha akuzon Ramën: Ka qasje të gabuar për dialogun
Sali Berisha

KOSOVË- Lideri i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për qasjen e tij në dialogun Kosovë-Serbi. Në një intervistë për "RTK Prime", Berisha tha se Rama ka bërë gabim me deklarimet e fundit për Asociacionin. Berisha ka folur edhe për raportet e tij me liderët e Kosovës dhe krerët e UÇK-së. 

Berisha thotë se Rama ishte i pari që i vendosi sanksione Kosovës për ta mbrojtur veten dhe bashkëpunëtorët e tij.

“I pari që vendosi sanksione Kosovës ishte Edi Rama në mënyrën më të turpshme. Tani Edi Rama bënë gjithçka që të krijoj mbështetje nga ata të cilët janë të fasionuar pas Vuqiçit e tjerë, mos të hymë në këtë analizë tash, por ai u bë i pari që vendosi sanksione ndaj Qeverisë së Kosovës. Pse nuk e bëri një qeveri tjetër rajonale  përveç Ramës këtë për shembull nuk e bëri Mali i Zi, ose  Maqedonia e Veriut, Kroacia e tjera, por pikërisht Edi Rama. Çfarë mund të bëjë një fqinjë më keq se sa kjo që bëri Edi Rama me Kosovën”, tha Berisha.

Berisha e akuzoi kryeministrin shqiptar, se po bën pazare me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.

“Absolutisht ai deklaroi se është drafti i tij, po ai e deklarojë me porosi që ti jap mundësi Vuqiçit që ai ta kundërshtoj. Ai thotë është drafti i Tiranës, dhe unë nuk e pranoj, për të lehtësuar pozitën, sepse përhirë të vërtetës në takimin e fundit, siç pohoi vet Vuqiç,  Kurti doli i fituar, por përkohësisht sepse Albin Kurti pranoi ato materiale që ja ofruan udhëheqja e lartë politike evropiane, ai tha unë këtë po e pranoj mos ma ndryshoni më, jam dakord dhe po shkoje në Kosovë”, thotë Berisha.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll