Aktualitet

Vijon ende zjarri në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, flakët u përhapën nga shpërthimi i një bombole gazi

Zjarri nisi dje rreth orës 11:00, ndërsa tymi vijon të mbulojë zonën. Në ndihmë kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Tirana, Cërriku, Peqini dhe Belshi, të cilët po punojnë prej më shumë se 20 orësh për shuarjen e flakëve. 

7 Nëntor 2023, 08:41 Nga r.ll
Vijon ende zjarri në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan,
kombinati metalurgjik

ELBASAN- Shkak për shpërthmin e zjarrit në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike e lëshuar nga një bateri dhe më pas zjarri u përhap pas shpërthimit të një bombole gazi. 

Zjarri nisi dje rreth orës 11:00, ndërsa tymi vijon të mbulojë zonën. Në ndihmë kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Tirana, Cërriku, Peqini dhe Belshi, të cilët po punojnë prej më shumë se 20 orësh për shuarjen e flakëve. 

Deri më tani, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar

zjarr ne elbasan

Sondazh

Poll