Politike

VIDEO/ Si i 'harroi' Rama fjalët e tij dy vite pas: Shqipëria nuk do pranojë kurrë kampe refugjatësh

Por dy vite më parë, ka qenë po Rama kryeministër, i cili ka deklaruar se kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë në Shqipëri. 

6 Nëntor 2023, 21:13 Nga I.A
VIDEO/ Si i 'harroi' Rama fjalët e tij dy vite pas:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nënshkuar një marrëveshje me Giorgia Melonin ditën e sotme për të marrë kampe emigrantësh të vendeve të treta në Shëngjin. Por dy vite më parë, ka qenë po Rama kryeministër, i cili ka deklaruar se kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë në Shqipëri. 

Rama më 18 nëntor 2021 theksoi  se Shqipëria nuk do të ishte asnjëherë një vend ku do të ndërtohej kamp refugjatësh për vendet e pasura. Kjo deklaratë e Ramës erdhi në atë kohë, pas disa raportimeve në shtypin britanik, se një kamp për refugjatët që zbarkonin në MB, mund të ndërtohej në vendin tonë me një marrëveshje mes dy vendeve.

"Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura, do të krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë!", tha Rama në atë kohë.


Dhe në fakt kjo marrëveshje nuk ndodhi me Britaninë, por ndodhi me Italinë. Edhe pse Rama, e ka mohuar kategorikisht një kamp refugjatësh në vendin tonë, duket se e ka 'harruar' këtë deklaratë që ka bërë dy vite më parë.

edi rama

Sondazh

Poll