Aktualitet

EMRI/ Aksidentoi çiftin te Kryeministria, arrestohet 21-vjeçari, policia: Shpejtësi jashtë normave të lejuara

Ndërkohë që po ashtu njoftohet se në në emrin e tij, Thengjilli kishte rreth 20 gjoba makine pa paguar.

5 Nëntor 2023, 21:20 Nga I.A
 
EMRI/ Aksidentoi çiftin te Kryeministria,
Jorgaq Thengjilli

TIRANË- I riu që drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”, që përplasi ditën e sotme një çift të rinjsh pranë Kryeministrisë, është arrestuar nga policia. 22-vjeçari që ishte pas timonit është Jorgaq Thengjilli. Shkak për aksidentin dyshhet se është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Ndërkohë që po ashtu njoftohet se në në emrin e tij, Thengjilli kishte rreth 20 gjoba makine pa paguar.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin J. Th., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën "Ismail Qemali", duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dyshohet për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, dhe ka aksidentuar shtetasit D. K., dhe K. D., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit i është nënshtuar testit me "Drager" dhe "AquilaScan" dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike, apo lëndë narkotike. Ky shtetas është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

jorgaq thengjilli aksident ne tirane

Sondazh

Poll