Aktualitet

Gafa te jetëshkrimi i Presidentit Begaj, Artur Meçollari: Qenka çmendur aritmetika, 2022-1998 = 32

Por kjo nuk është e vërtetë, pasi sipas llogarive nga viti 1998 deri në vitin 2022, ku ai u lirua, bëjnë 24 vite karrierë ushtarake dhe jo 31.    

5 Nëntor 2023, 15:41 Nga I.A
Gafa te jetëshkrimi i Presidentit Begaj, Artur Meçollari: Qenka
Artur Meçollari

TIRANË- Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka publikuar një gafë të bërë në jetëshkrimin e Presidentit Bajram Begaj.  Me anë të një postimi në Facebook, Meçollari ka publikuar fotot ku thuhet se Begaj ka 31 vite karrierë ushtarake. Por kjo nuk është e vërtetë, pasi sipas llogarive nga viti 1998 deri në vitin 2022, ku ai u lirua, bëjnë 24 vite karrierë ushtarake dhe jo 31.    

Postimi i Plotë:

Është çmendur arithmetika 2022 - 1998 = 32 Presidenti ynë i nderuar, Bajram Begaj" është titulluar oficer në FA në vitin 1998 dhe liruar nga FA në vitin 2022. Në jetëshkrimin e tij në faqen zyrtare (shqip dhe anglisht) thuhet "Me një karrierë të gjatë ushtarake prej 32 vjetësh (With a long military career of 32 years). Nuk bëjnë 32 vjet, por 24. Paska vjetërsi shërbimi më shumë se unë që jam titulluar oficer në 1989 dhe liruar në 2020, pra 31 vjet. Njē oficer me një karrier brilante, sipas ligjit në kufijtë e 24 vjet shërbim ushtarak gradohet kolonel. Ditën e lirimit nga FA në 2022, Presidenti i nderuar me 24 vjet karrier ushtarake kishte 5 vjet në gradën gjeneral

bajram begaj artur meçollari

Sondazh

Poll