Aktualitet

Merret peng 19-vjeçari në Gjirokastër, dhunohet nga tre persona, Policia arreston autorët (EMRAT)

Sipas kallëzimit të 19-vjeçarit ata e kishin marrë me forcë në një automjet dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre. 

5 Nëntor 2023, 12:26 Nga A.B
Merret peng 19-vjeçari në Gjirokastër, dhunohet nga tre
Policia

GJIROKASTËR-Një 19-vjeçar është marrë peng dhe është dhunuar nga tre persona në Gjirokastër. Sipas kallëzimit të 19-vjeçarit ata e kishin marrë me forcë në një automjet dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre. 

Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga Mustafa Muhametaj, 41 vjeç, banues në Gjirokastër dhe Kristo Xhelili, 25 vjeç, banues në Vlorë, si dhe një shtetas 15 vjeç (djali i shtetasit M. M.), për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

I hoqën lirinë një 19-vjeçari, në automjet, ku dhe ushtruan dhunë ndaj tij, për motive të dobëta, arrestohen 3 shtetas. Menjëherë pas kallëzimit të një 19-vjeçari, se 3 shtetas e kishin marrë me forcë në një automjet dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit M. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër dhe K. Xh., 25 vjeç, banues në Vlorë, si dhe një shtetas 15 vjeç (djali i shtetasit M. M.), për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

mustafa mehmetaj kristo xhelili

Sondazh

Poll