Aktualitet

Shpërthimi në pikën e karburantit ‘Veliaj Petrol’ në Tiranë, arrestohet menaxheri (EMRI)

Në pranga ka përfunduar Myrto Kadiu, nën akuzën se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, ku për pasojë mbeti i dëmtuar vetë dhe shoferi i autobotit.

5 Nëntor 2023, 11:59 Nga A.B
Shpërthimi në pikën e karburantit ‘Veliaj Petrol’
Karburanti

TIRANË- Agjentët e Komisariatit nr. 4 në Tiranë arrestuan menaxherin e subjektit të pikës së karburantit në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Në pranga ka përfunduar Myrto Kadiu, nën akuzën se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, ku për pasojë mbeti i dëmtuar vetë dhe shoferi i autobotit.

Kujtojmë se një ditë më parë gati sa nuk u kthye në tragjedi për shkak të shpërthimit në kohën që autoboti po shkarkonte benzinë. Punonjës në bizneset pranë pikës së karburantit treguan se dëgjuan shpërthim dhe më pas tym që ishte përhapur në ajër.

/Dosja.al

myrto kadiu

Sondazh

Poll