Sport

VIDEO / Egnatia nuk ndalet, marshon e vetme edhe pas kësaj jave!

Fangaj u ndëshkua me karton të kuq dhe la Egnatian me 10 lojtarë, por Erzeni nuk shfrytëzoi superioritetin numerik në fundin e ndeshjes.

4 Nëntor 2023, 20:43 Nga DOSJA
VIDEO / Egnatia nuk ndalet, marshon e vetme edhe pas kësaj jave!

RROGOZHINE - Egnatia vazhdon me hapin e një ekipi që kërkon titullin kampion. Ky ekip di të vuajë dhe të marrë rezultate edhe në ditën jo më të mirë. Skuadra e Tetovës arriti të fitonte me shifrat 0-1 kundër Erzenit në transfertë. Momenti që vendosi takimin ishte minuta e 55, atje ku Zejnullai me një lëvizje të bukur klasi dërgoi topin në rrjetë.


Trajneri i Erzenit shfryu mërzinë duke goditur shishen e ujit, nuk e priste që skuadra e tij ta pësonte me një mënyrë të tillë. Në fund, Fangaj u ndëshkua me karton të kuq dhe la Egnatian me 10 lojtarë, por Erzeni nuk shfrytëzoi superioritetin numerik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll