Aktualitet

Policia aksion blic në Lazarat/ Goditet fisi Rabaj, arrestohen 4 persona, të shpallur në kërkim për drogë (EMRAT)

30 Tetor 2019, 06:49 Nga DOSJA
Policia aksion blic në Lazarat/ Goditet fisi Rabaj, arrestohen 4 persona,

Gjirokastër- Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar një aksion blic në fshatin Lazarat, për personat e shpallur në kërkim për drogë. Si rrjedhojë u vunë në prangat e policisë 4 persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, kryesisht për veprat penale të kultivimit të lëndëve narkotike.

U arrestua Tahir Brahimi, i dënuar me 6 muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal. Po kështu në prangat e Policisë kanë rënë Ago Rabaj, Çoman Rabaj dhe Blerim Rabaj, për të cilët Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal, “Kultivim i bimëve narkotike”.

Theksojmë se i arrestuari Tahir Brahimi, është miku i Bako Buzherit, një person me rrezikshmëri të lartë kriminale, i njohur ndryshe si ‘i forti’ i Lazaratit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ago rabaj blerim rabaj çoman rabaj policia aksion blic në lazarat tahir brahimi ago rabaj blerim rabaj çoman rabaj policia aksion blic në lazarat tahir brahimi

Sondazh

Poll