Aktualitet

Ftesë e hapur për mbrojtjen e Butrintit, Tare: Institucionet shqiptare janë të pa afta për ta administruar atë

Takimi do mbahet më 7 nëntor, ora 10:30.

4 Nëntor 2023, 13:40 Nga A.B

Ftesë e hapur për mbrojtjen e Butrintit, Tare: Institucionet shqiptare

TIRANË- Studiuesi Auron Tare ka ndarë me ndjekësit e tij një ftesë për të marrë pjesë në një diskutim për mbrojtjen e Butrintit. Tare fton qytetarët në datën 7 nëntor, ora 10:30, që të mësojnë më shumë për këtë pasuri botërore të Unescos.

POSTIMI:

Nje Ftese e hapur publike per te gjithe ata qytetare, studente specialiste te trashegimise etj te cilet deshirojne te mesojne me shume mbi nje nga temat me te debatuara vitet e fundit. Pasuria Boterore e Unesco, Parku Kombetar i Butrintit. Sic mund te jeni ne dijeni kjo Pasuri Boterore i eshte dhene ne Administrim nje Fondi te Huaj te quajtur AADF me justifikimin se Institucionet shqiptare jane te pa afta per ta administruar ate.

Duke mos u pajtuar ne asnje menyre me kete llogjike institucionale dhe ne baze te nje eksperience te gjate te Shkolles se Arkeologjise, Restaurimit dhe me pas te nje manaxhimi ekselent te Butrintit, mendoj se Shqiperia i ka te gjitha kapacitetet per te administruar dhe manaxhuar kete qender te Trashegimise sone kulturore. Per kete arsye mendoj se nje prezence ne kete debat publik do te ishte shume i dobishem per te mesuar me shume mbi kete ceshtje.

butrinti

Sondazh

Poll