Politike

Ideja e Mini-Shengenit, Pendarovski del kundër: Mund të jenë një zëvendësues për anëtarësimin në BE

29 Tetor 2019, 20:25 Nga DOSJA
Ideja e Mini-Shengenit, Pendarovski del kundër: Mund të jenë

TIRANË- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka dalë kundër idesë së mini-shengenit, që është propozuar nga treshja Edi Rama-Zoran Zaev dhe Aleksandër Vuçiç.

Në një intervistë për emisionin “Përballë” në RTSH, Pendarovski ka thënë se  ka rezerva për këtë projekti-ide.  Ai tha një alternativë mund të jetë rigjallërimi i marrëveshjes CEFTA mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nëse Shengeni apo Mini-Shengeni, sido që ta quajmë, do të na ofrohet nga Brukseli si një lloj kompensimi në këmbim të anëtarësisë së plotë në BE, do të isha kundër kësaj ideje. Sepse e kam dëgjuar diçka të tillë nga disa cepa të shoqërisë europiane se EEA (zona europiane ekonomike) plus mini-shengeni mund të jenë një zëvendësues për anëtarësimin në BE. Duke patur parasysh këtë kontekst nga vendimi i fundit i Këshillit Europian-së do të isha shumë I kujdesshëm për këtë çështje”, ishte kjo deklarata e Pendarovskit.

Disa ditë më parë drejtuesit e qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë veriore Rama e Zaev si dhe presidenti i Serbisë Vuçiç zhvilluan një takim, ku u diskutua për një lehtësim më të madh të qarkullimit në rajon të njerëzve, prodhimeve dhe kapitaleve. Veprimtarët u mblodhën me shqetësimin se mbi këtë takim nuk ka transparencë më të madhe dhe ka paqartësi mbi orientimin perëndimor të shqiptarëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mini shengen ballkanik stevo pendarovski mini shengen ballkanik stevo pendarovski

Sondazh

Poll