Aktualitet

Bie nga lartësia, punëtori në Himarrë humb jetën në spital

Punëtori u dërgua në spital në gjendje të rëndë për të marrë ndihmën mjekësore dhe ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

2 Nëntor 2023, 19:26 Nga h.k
Bie nga lartësia, punëtori në Himarrë humb jetën
Foto ilustruese

HIMARRË-Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia gjatë punës në një ndërtesë në Himarrë. Ngjarja ka ndodhur pranë një objekti ndërtimi pasditen e sotme dhe viktima është identifikuar si Artan Ndini.

Punëtori u dërgua në spital në gjendje të rëndë për të marrë ndihmën mjekësore dhe ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Polica po vijon hetimet në vendngjarje për veprime të mëtejshme lidhur me vdekjen.

vdes punetori ne himarre

Sondazh

Poll